Thursday, 21. May 2026
Sport

Conte për Amir Rrahmanin: Ishte i lodhur!

GS 16/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Venezias në Serie A.

Ai u dashtë të largohej nga loja në minutën e 75’të dhe pikërisht për këtë pas ndeshjes ka folur trajneri italian.

Conte thotë se Rrahmani ishte i lodhur, por që nuk dihet ende shkalla e lëndimit.

“Si është Rrahmani? “Nuk ka pasur ndonjë gjë të rëndë, duhet të jetë i lodhur. Mund të jetë edhe tronditje, duhet vlerësuar lëndimi për grumbullimin e kombëtares”, u shpreh ConteKujtojmë që Rrahmani është ftuar nga Foda për ndeshjet e muajit mars te Kosova kundër Islandës.

Teilen: