Tuesday, 10. March 2026
Sport

Copa Libertadores nën dominimin e Brazilit, Flamengo dhe Palmeiras luajnë sot finalen e madhe

GS 29/11/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e madhe e Copa Libertadores, e cila është kthyer në një kompeticion ku futbolli brazilian po dominon prej vitesh.

Palmeiras dhe Flamengo do të ndeshen në finalen e madhe, e cila luhet në Estadio Monumental të Perusë. Të dy skuadrat kanë fituar nga tre herë këtë kompeticion ndërsa “i fituari” i madh është Brazili pasi në këtë sezon do të jetë hera e shtatë radhazi që një skuadër e këtij shteti shpallet si më e mira e Amerikës Latine.

Takimi i sotëm pritet që të jetë i ndezur pasi të dy ekipet këtë sezon kanë qenë më të mirat në kampionatin brazilian, i cili u vendos vetëm në javët e fundit.

Teilen: