• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Courtois i shkel syrin Belgjikës

31/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur filluan betejat e brendshme brenda kombëtares për krenarinë dhe shiritin e kapitenit, Thibaut Courtois nuk ka luajtur më për Belgjikën.

Bëhet fjalë për qershorin e vitit 2023, kur Romelu Lukaku u zgjodh ndaj portierit të Real Madridit për rolin e drejtuesit të ekipit, gjatë një ndeshjeje ndaj Austrisë, në kualifikueset për Euro 2024. Zgjedhja u bë nga trajneri Domenico Tedesco, i cili ishte pa Kevin De Bruyne në atë ndeshje.

I përballur me një pengesë të tillë, Courtois u largua nga grumbullimi dhe nga kombëtarja e tij për një periudhë të pacaktuar. Mirëpo së fundmi, portieri i Real Madridit foli për kombëtaren dhe rikthimin e tij të mundshëm, duke u hapur pas shkarkimit të Tedescos në favor të Rudi Garcias:

“Synimi im është të jem në gjendje të luaj në Botërorin 2026. Këtë synim e kam pasur gjithmonë në mendje, por u përplasa me ish-trajnerin e kombëtares. Në fund, kisha të drejtë. A do të jem atje në mars kundër Ukrainës? Të shohim nëse do të më thërrasë trajneri”,- buzëqesh portieri, duke treguar gjithashtu se tashmë kishte folur me Garcia.

Së shpejti do të zbulohet edhe e vërteta për lidhjen e saj me Tedescon. “Nuk ka pasur asnjëherë problem brenda grupit të lojtarëve. Ishte thjesht një konflikt me ish-trajnerin, por me siguri do t’i kthehem temës në konferencën për shtyp”.

Next Post

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.