• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Courtois rikthehet në Champions

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi në prag të sfidës Arsenal-Real Madridi, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Në konferencën për shtyp, përkrah Carlo Ancelottit, ishte i pranishëm edhe Thibaut Courtois, një portier që e njeh shumë mirë këtë kompeticion dhe që dëshironte të ishte i pranishëm me çdo kusht, pavarësisht dëmtimit të fundit.

Belgu siguron se tashmë periudha e vështirë ka kaluar: “Jam mirë. Kam pasur dy dëmtime në fillim të sezonit, më pas jam ndier mirë, ky i fundit ishte një problem më i vogël. Për të mos rrezikuar përpara ndeshjeve të rëndësishme, preferova të prisja për t’u rikthyer. Jam stërvitur dhe tani ndihem mirë. Humbja me Valencian? Skuadra është po ajo. Duhet të vazhdojmë dhe të ndryshojmë mentalitetin pas një humbjeje”.

Për Arsenalin dhe rrezikun nga goditjet standarde: “Kemi punuar për këtë, e dimë si duhet të mbrohemi kundër tyre. Do të përpiqemi të mos lejojmë shumë këndore. Jemi të përgatitur për të mbrojtur mirë sonte, shpresojmë që ajo që kemi përgatitur të funksionojë. Kemi shumë respekt për Arsenalin.

Kam shumë miq që janë tifozë të Arsenalit dhe e di që po ecin shumë mirë. Janë një skuadër e re, por me lojtarë me përvojë. Janë të fortë në goditje standarde, kështu që është shumë e vështirë të luash kundër tyre.

Shpresoj që t’i lëndojmë me lojën tonë; do të jetë një ndeshje e madhe. Është vetëm çështje kohe para se të fitojnë një trofe”.

Next Post

Ramadani mbetet te Drita

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.