• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Coutinho drejt Katarit: Përveç Aston Villas, edhe Barcelona do të përfitojë nga shitja e tij

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Philippe Coutinho po i afrohet gjithnjë e më shumë largimit nga Evropa.

Braziliani pritet të transferohet te Al-Duhail, pasi ka arritur marrëveshje me klubin në fjalë.

Megjithatë, Aston Villa nuk ka dhënë ende dritën jeshile për largimin e tij dhe transferimin te klubi nga Katari – por, kjo besohet se do të ndodhë në vazhdim.

Nga kjo lëvizje do të përfitojë edhe Barcelona. Sipas mediave spanjolle, kur Barcelona e shiti atë te Aston Villa, palët ranë dakord për një klauzolë prej 50%, që do të thotë se kjo lëvizje e fundit do t’u sjellë atyre një fitim të madh të papritur.

Për “Blaugranët”, që po përballen me probleme financiare, padyshim se çdo shumë e parave tashmë është e rëndësishme.

Mbetet të shihet nëse përfundimisht Coutinho do të transferohet te Al-Duhail, për ta kuptuar pastaj se cili do të jetë edhe çmimi i paguar për blerjen e tij.


Next Post

Këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.