Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KF Trepça ka bërë të ditur transferimin e radhës së klubit.
Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Gabriel Coutinho Domiciano, i cili ka kompletuar transferimin e tij te Trepça.
“GABRIEL COUTINHO DOMICIANO nënshkruan me KF TREPÇËN dhe do të jetë forcë shtes për skuadrën tonë në edicionin 2023/24”, shkruante në komunikatën e Trepçës.
Coutinho karrierën e tij deri tani kryesisht e ka kaluar në Kroaci, ku është paraqitur për skuadrat si BSK Zmaj Blato, Mladost Prelog dhe Medjimurje.