Tuesday, 3. February 2026
Sport

CR7 i qëndron ultimatumit të tij, në qershor mund të shkojë në SHBA ose të rikthehet në Europë

GS 03/02/2026 1 Min. Lesezeit

“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në fushë në ndeshjen kundër Al Riyadh. Mungesa e tij nuk ka lidhje me mbi ngarkesë në stërvitje apo dëmtime të ndryshme fizike”. Nëpërmjet një lajmërimi në rrjetet sociale të bërë nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, CR7-ta ka ndezur edhe më shumë misterin që rrethon të ardhmen e tij.

Sipas portugezit, Fondi Saudit i Investimeve, i cili zotëron klube si Al Nassr, Al Hilal, Al Ahli dhe Al Ittihad po dëmton ekipin e Al Nassr.

Transferimi i Benzema nga Al Ittihad tek Al Hilal i ka dhënë goditjen e fundit raportit mes Ronaldo-s dhe Fondit Saudit të Investimeve.

Në Portugali janë të sigurt se Ronaldo në qershor do të largohet nga Arabia Saudite pasi lojtari ka oferta nga klube europiane dhe nga disa ekipe të MLS-së amerikane.

Sipas “Record” transferimi i Ronaldo-s nga Arabia Saudite do të thjeshtëzohej edhe më shumë nga klauzolë që ka lojtari me klubin e tij sipas së cilës do të fitonte “lirinë” nëse do të paguante 50 milionë euro.

Teilen: