Thursday, 21. May 2026
Sport

Cristian Shpendi nderohet me çmim në Itali

GS 18/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen e së hënës së 17 marsit, u zhvillua edicioni i tetë i Gran Galà dello Sport, një event prestigjioz ku mes protagonistëve ishte edhe futbollisti i Cesenas, Cristian Shpendi.

Sulmuesi shqiptar u vlerësua me çmimin kushtuar kujtimit të Gianni Di Marzio-s.

Cristian Shpendi e mori çmimin nga duart e gruas së Gianni Di Marzio, Tucci dhe djalit të tij, Gianluca, të pranishëm në eveniment.  “Jam i nderuar që marr këtë vlerësim, sepse i di vlerat e personit të cilit i është kushtuar. Gianni Di Marzio është pjesë e historisë së futbollit italian dhe, për shkak të vlerave që kanë karakterizuar karrierën e tij, për mua ai sigurisht që përfaqëson një shembull për të më frymëzuarm ka deklaruar Shpendi”.

 

 

Teilen: