Janë duke u zhvilluar ndeshjet kualifikuese në kuadër të Kampionatit Evropian.
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshje, shkruan lajmi.net.
Kylian Mbappe ia dhuroi epërsinë Francës në përballjen me Holandën.
Portugalia po udhëheq ndaj Sllovakisë me rezultat 2:0.
Goncalo Ramos e zhbllokoi rezultatin, derisa Cristiano Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardh për 2:0.
Belgjika po ashtu është në epërsi ndaj Austrisë me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Dodi Lukebakio. /Lajmi.net/