Thursday, 26. February 2026
Sport

Cristiano Ronaldo blenë aksione tek Almeria

GS 26/02/2026 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo është rikthyer zyrtarisht në futbollin spanjoll, pasi u bë pronar minoritar te Almeria, ekip që garon në kategorinë e dytë të Spanjës.

Sulmuesi i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, do të jetë pjesë e grupit të pronarëve, duke punuar së bashku me presidentin aktual Mohamed Al-Khereji, i cili është pjesë e familjes mbretërore saudite.

Al-Khereji vitin e shkuar u bë pronari kryesor i Almerias dhe deklaroi se synimi i tij është ta kthejë skuadrën në La Liga sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Investimi i bërë tek Almeria nga Ronaldo është nën kompaninë e tij CR7 Sports Investments, e cila merret me pjesën më të madhe të biznesit të futbollistit portugez.

Marrëveshja nuk është bërë publiku, por Ronaldo ka blerë 25% të aksioneve të Almerias, klub që u ble për 100 milionë euro nga Al-Khereji për t’u bërë aksionari kryesor.

 

Teilen: