• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cristiano Ronaldo flet për cilësitë e Georginës: Ajo kujdeset për gjithçka, burrat nuk mund ta bëjnë këtë

10/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo ka zbuluar disa detaje të jetës së tij private pas lajmit se i ka propozuar martesë Georgina Rodriguez-it me një unazë me vlerë rreth 6 milionë euro. Në një intervistë me Piers Morgan, ‘ylli’ portugez tregoi se më në fund është gati të hedhë hapin e madh me partneren e tij prej vitesh, duke e quajtur atë “personin perfekt”.

Ronaldo shpjegoi pse Georgina është e pazëvendësueshme për të:

“Ka shumë gjëra që i dua tek ajo. Më pëlqen mënyra se si kujdeset për mua, për familjen dhe për shtëpinë. Kjo kërkon shumë punë. Nëse ajo do të dëshironte ndryshe, unë nuk do të merresha me këtë. Burrat nuk mund ta bëjnë këtë, sinqerisht,” – tha CR7 me humor, duke nxitur reagime në rrjete sociale.

Fjalët e tij, ndonëse duken si të thëna në një kohë tjetër, tregojnë anën tradicionale të portugezit, i cili gjithnjë ka qenë indiferent ndaj kritikave. Për të, marrëdhënia me Georginën është shumë më tepër se bukuria apo fama.

“Është e veçantë për mua sepse, përveç pamjes dhe gjithçkaje tjetër që më pëlqen, ajo më kupton dhe kujdeset për mua e për familjen time. Edhe mamaja, vëllai dhe motrat e mia janë të lumtura, sepse shohin që tani jam një burrë i fejuar,” – shtoi ai me buzëqeshje.

Kështu, Cristiano Ronaldo, përveç golave dhe rekordeve, po shënon edhe një “gol zemre”, duke bërë publik hapin e madh drejt martesës me Georgina Rodriguez.

Next Post

Euro 2026 U-19/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Julian Ahmataj zbardh listën me lojtarët e grumbulluar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.