Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Cristiano Ronaldo, hera e parë pa gola në fazën e grupeve

GS 27/06/2024 1 Min. Lesezeit

Deri në këtë pikë ka qenë një kampionat europian mjaft zhgënjyes për Cristiano Ronaldon, i cili mbeti pa gol edhe në ndeshjen e tretë të grupit F të Euro 2024, ku skuadra e tij humbi 2-0 ndaj Gjeorgjisë.

Siç theksohet nga portali i specializuar i statistikave të futbollit Opta, është hera e parë në karrierën e tij që Ronaldo nuk arrin të shënojë asnjë gol në fazën e grupeve të një turneu të madh ndërkombëtar.

Teilen: