Gjithçka që lidhet me Cristiano Ronaldon kthehet menjëherë në objekt kulti, qoftë në fushën e lojës apo në jetën e përditshme. Kësaj here, superylli portugez ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve gjatë intervistës së tij ekskluzive me Piers Morgan, jo vetëm për rrëfimet e sinqerta mbi karrierën, por edhe për orën luksoze që mbante në dorë, një Jacob & Co Twin Turbo Furious Baguette, një prej vetëm 18 ekzemplarëve ekzistues në botë.
E realizuar me ar dhe diamante, kjo orë e rrallë është një koleksion unik që përfaqëson kombinimin perfekt mes mjeshtërisë dhe luksit ekstrem. Modeli garanton një saktësi të jashtëzakonshme dheka një mekanizëm të veçantë me përsëritje minutash dhjetore, tipar që gjendet vetëm në orët më të sofistikuara të botës së horologjisë.
Cristiano Ronaldo reveals the most expensive thing he’s ever bought…
Watch part one of his interview with Piers Morgan in full! 👇
📺 https://t.co/tL9iaAjKDq@piersmorgan | @cristiano pic.twitter.com/DsV8Dhl7lk
— Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 4, 2025
Gjatë bisedës me Morgan, Ronaldo foli për karrierën, momentet e vështira personale dhe raportet me të kaluarën e tij, duke treguar edhe një herë anën njerëzore të një sportisti që është sinonim i suksesit, disiplinës dhe pasurisë.
Ora në kyçin e dorës së tij u bë menjëherë virale në rrjete sociale, si simbol i stilit dhe statusit që CR7 ka ndërtuar ndër vite. Një detaj i vogël, por që përfaqëson më së miri botën luksoze ku jeton një prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.


