• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cristiano Ronaldo nuk ndalet, tre gola dhe dy asistime në një ndeshje

04/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I mjaftuan vetëm 45 minuta.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë fantastike, pavarësisht moshës 39-vjeçare, dhe niveli I tij ishte sërish tepër i lartë.

Edhe pse luan në Ligën Profesioniste Saudite, pra jo në një nga pesë ligat e mëdha europiane, sërish nuk mund të hidhet poshtë një yll që realizon 3 gola e jep dy asistë në vetëm një pjesë loje.

Për më tepër, një legjendë që është shënuesi më i mirë në historinë e futbollit, nëse nuk llogarisim bomberat para Luftës së Dytë Botërore, për të cilët statistikat nuk janë 100 për qind të sakta.

CR7 e realizoi arritjen e radhës në fitoren 8-0 që Al Nasr arriti në fushën e ekipit të dytë më të dobët të kampionatit, Abha.

Dy herë ia doli nga goditja e dënimit, ndërsa kishte kohë që nuk ia dilte nga aksionet standarde. Veterani ka 5 gola vetëm në dy ndeshjet e fundit.

“Tregolëshi i Ronaldos udhëheq Al Nasrin në fshesën ndaj Abhës me 8 gola”, shkruan e përditshmja saudite Al Rijad

E përditshmja portugeze “Rekord” ngre në qiell superyllin: CR7 i Madhërishëm! Shënon hatrik dhe jep dy asistime!

Tashmë, ai ka 29 rrjeta e 10 asistë në ligë, dhe 6 gola e 2 asistë në Championsin e Azisë.

Në karrierë, Cristiano llogarit plot 885 tundje rrjete.

Gjithsesi, këtë sezon ai mund të fitojë vetëm Këpucën e Artë, gjë që është pothuajse e sigurt pasi sulmuesi serb, Mitrovic është i dëmtuar.

Titullin në Arabinë Saudite do ta marrë Al Hilal, ndërsa Ronaldo është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve e Azisë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e ndeshjes

Next Post

Huazimi te Fulham një dështim, tekniku Marco Silva “injoron” për të tretën herë Brojën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.