Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të tetë në karrierën e tij. Në ceremoninë e mbajtur këtë të hënë në Paris, argjentinasi përfundoi përpara Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Pas dhënies së çmimeve pati mendime të ndara, ndaj ndërsa disa mendonin se argjentinasi e meritonte plotësisht Topin e Artë, ndërsa ka pasur nga ta që nuk kanë qenë të mendimit se Messi e meritoi çmimin, përcjell lajmi.net.
Të shumtë ishin në pritje edhe të reagimit të “rivalit të përjetshëm” të Messit, Cristiano Ronaldos, i cili nuk u nominua për Topin e Artë për herë të parë që nga viti 2003, ndaj portugezi vendosi që të mos vizitonte Theatre du Chatelet në Paris. Ai e ka shprehur mendimin e tij me një reagim interesant.
Gazetari spanjoll Tomas Roncero postoi një video duke thënë: “Përshëndetje miq. Ajo që dinim se ndodhi do t’i jepte Messit një tjetër Top të Artë përsëri. Ai u tërhoq në Miami, megjithëse tashmë dukej i pensionuar në PSG në përgatitje për Kupën e Botës. Ka fituar Botërorin, po mirë, por me gjashtë penallti. Botërori ka qenë dhjetë muaj më parë, është nëntor. Messi ka tetë topa të artë, ai duhet të kishte pesë. Ai ka Topin e Artë të Iniesta / Xavi, Leëandoëski që fitoi gjashtë trofe në një sezon dhe Haaland që ishte golashënuesi më i mirë” – thuhet në postim.
Ronaldo ka vendosur emoji duke buzëqeshur nën postim, por nuk është e sigurt se çfarë do të thotë saktësisht ish-ylli i Manchester United./Lajmi.net/