Cristiano Ronaldo duhet të shtyjë takimin me titullin e parë në Arabinë Saudite pas barazimit 1-1 në derbin e Riadit midis Al Nassr dhe Al Hilal. Al Nassr zhblloko sfidën me anë të Simakan 37’ dhe iu afrua dyfishimit me Coman që u ndal nga shtylla. Gjithsesi, një gabim nga Bento(shkaktoi autogol) bëri që festa e titullit të anulohej.
Me këtë rezultat, Al Nassr mbetet në krye të tabelës me një avantazh prej pesë pikësh ndaj Al Hilal, por skuadra e Cristiano Ronaldos ka një ndeshje më shumë të luajtur, i mbetet dhe një tjetër për të luajtur. Skuadra e Inzaghit mund të shpresojë ende, por duhet të fitojë të dyja ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë për një gabim nga Al Nassr.
AL NASSR-AL HILAL 1-1
Shënues: Simakan 37’/ Bento 98′ aut.
AL NASSR (4-2-3-1): Bento; Bousahan (83′ Sultan), Simakan, Iñigo Martinez, Amri; Brozovic (71′ Nader), Alhassan (55′ Saad); Coman (71′ Ayman), Mané, Joao Felix; Ronaldo (83′ Alhamdan). Trajner: Jesus.
AL HILAL (4-3-3): Bono; Moteb, Tambakti (68′ Mandash), Nasser, Hernandez; Milinkovic-Savic, Ruben Neves, Kanno; Malcom (87′ Hawsawi), S. Al-Dawsari (68′ Lajami); Benzema (68′ Leonardo). Trajner: Inzaghi.