Al-Nassr nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Ak-Khaleej, e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite.
Sfida u zhbllokua në fund të pjesës së parë, ku vendasit gjetën golin me Omar Mascarell, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit. Barazimi i Al-Nassr erdhi në minutën e 72-të, me Abdullah Al Hamdan, i cili shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca
Në minutat shtesë, Al-Nassr pati një shans të artë shënimi, por Joao Felix u tregua egoist dhe nuk pasoi as te Cristiano Ronaldo dhe as te Sadio Mane. Sfida mbyllet 1-1. Al-Nassr renditet i treti me 16 pikë, dy pikë më pak se kryesuesit e Al-Hilal.
Teilen: