• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cruyff tregon episodin me Yamal: Xavit i mjaftuan 5 minuta, donte ta aktivizonte, por…

20/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë historinë, edhe pse është thjesht një adoleshent. Goli i tij i mrekullueshëm kundër Monacos nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Barcelonës, që luajti pothuajse të gjithë ndeshjen me 10, por e ndihmoi atë të bëhej golashënuesi i dytë më i ri në historinë e Champions League, pas shokut të tij të skuadrës, Ansu Fati.

Më 29 prill 2023, kur ishte vetëm 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, ai debutoi për Barçën në një ndeshje kundër Betisit. Por para asaj dite ai kishte mahnitur në strëvitje stafin teknik dhe shokët e tij të skuadrës në ekipin “blaugrana”.

Jordi Cruyff, asokohe drejtor i futbollit të klubit, kujtoi atë moment në Movistar dhe zbuloi se Xavi dëshironte që debutimi i tij në ndodhte më herët.

“Më kujtohet, sepse herën e parë që erdhi në ekipin në e parë në stërvitje, pas pesë minutash trajneri i atëhershëm, Xavi, na thë se ishte i veçantë dhe se dëshironte ta aktivizonte, por ne nuk e kishim djalin me kontratë. Fillimisht donim të siguroheshim që ai të ishte yni për shumë vite dhe të mbroheshim nga interesimi i klubeve të tjera”, tha Jordi Cruyff.

Më tej, djali i legjendës Johan Cruyff, shton:

“Kur ai preku topin e parë, të gjithë lojtarët veteranë i kishin sytë tek ai dhe thoshin se ky është ndryshe, shumë e vështirë për gjetur një tjetër si ai.”

Pavarësisht cilësisë dhe vetëbesimit që Lamine Yamal ka treguar në elitë, në moshën 17-vjeçare, ish-drejtori i futbollit të Barcelonës kërkon një pushim të vogël me të.

“Ai është një “yll”, por ne gjithmonë kemi pak frikë. Ai është shumë i ri, duhet t’i japim kohë, duhet t’i pranojmë lojërat e tij, se ndonjëherë ai do të ketë momente më të mira dhe më keq, ndonjëherë një vendim do të jetë i gabuar. Nuk është mirë që dikush të përpiqet ta klasifikojë atë si më të mirin për momentin. Është më mirë të shkosh me qetësi, me këmbë në tokë, që të vazhdojë të punojë, sepse është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm”, tha Jordi Cruyff.

 

 

 

 

Next Post

Ronaldo ‘shenjtëron’ sulmuesin e ri të Barçës: Talent i madh, me shumë potencial

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.