Monday, 10. August 2026
Sport

Crystal Palace interesohet për Zhegrovën

GS 10/08/2026 1 Min. Lesezeit

Crystal Palaca është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Edon Zhegrovës kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Thuhet se skuadra nga Premier League ka kontaktuar Juventusin dhe mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë gjatë kësaj jave.

Te Juventusi janë të gatshëm ta shesin Zhegrovën, i cili po insiston të qëndrojë në Torino për ta dëshmuar veten në sezonin 2026/27.

Trajneri Luciano Spalletti ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e Zhegrovës, ndonëse javën e shkuar pati lëvdata për paraqitjen e tij dhe golin e shënuar në fitoren ndaj Chelseat.

Krahas Crystal Palacet, situatën e Zhegrovës te Juventusi po e monitorojnë edhe Evertoni, Fiorentina e disa skuadra nga Franca.

Sulmuesi i krahut, verën e shkuar iu bashkua Juventusit nga Lille për 15 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2030.

Teilen: