Wednesday, 28. January 2026
Sport

CSKA insiston në rinovimin e kontratës me Dellovën

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova po heziton ta rinovojë kontratën me CSKA Sofjen, kanë njoftuar të mërkurën mediumet bullgare.

Mësohet se drejtuesit e CSKA-s, përfshirë edhe trajnerin Hristo Yanev po insistojnë që Dellova të rinovojë kontratën që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Madje, trajneri Yanev vazhdimisht po bisedon me mbrojtësin 27-vjeçar, të cilin e vlerëson dhe e sheh si tejet të rëndësishëm.

Te CSKA po duan të vazhdojnë bashkëpunimin me Dellovën me një kontratë afatgjate, duke pasur parasysh se në verë atij i aktivizohet klauzola e lirimit në vlerë prej 950 mijë eurosh.

Nëse CSKA deri në verë nuk arrin ta bind Dellovën për kontratën e re, atëherë me aktivizimin e kluazolës së kontratës, askush nuk mund ta ndalë shitjen e mbrojtësit, i cili ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Dellova prej vitit 2024 është pjesa e CSKA Sofjes kur iu bashkua nga Ballkani, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 15 paraqitje në kampionat dhe ka shënuar 1 gol.

Teilen: