Atletico Madridi ka marrë rezultat fantastik në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët triumfuan në “Camp Nou” 0:2 ndaj Barcelonës.
Momenti që ndryshoi gjithçka erdhi në minutën e 44-të, kur Cubarsi u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Një minutë më pas, Julian Alvarez realizoi nga gjuajtja e lirë.
Në minutën e 70-të, Sorloth shënoi për 0:2 dhe epilogun e këtij takimi.
Kësisoj, Barcelonën do ta presë një punë jashtëzakonisht e madhe nëse dëshiron kualifikimin në gjysmëfinale javën tjetër.
Teilen: