Fitorja surprizë e Chelsea ndaj PSG-së në finalen e Kupës së Botës për Klube paraqiti një moment vërtet të sikletshëm kur Donald Trump, i gjithëpranishëm, refuzoi kategorikisht të largohej nga skena gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe t’u jepte lojtarëve të Blues vëmendjen e merituar. Imazhe të tilla ishin të papara, me Gianni Infantino-n që i bënte shenjë Presidentit të SHBA-së të largohej dhe Trumpin që e injoronte atë për të shijuar festn. Ajo që ndodhi vërtet në ato momente u rrëfye nga Marc Cucurella, i cili qëndronte direkt pas Donald dhe kapitenit të tij, Reece James, i cili po priste të ngrinte trofeun.
“Na thanë se Donald Trump do të vinte të na jepte trofeun dhe se nuk mund ta ngrinim derisa ai të largohej”, shpjegoi mbrojtësi spanjoll. “Dhe sigurisht, të gjithë ishim aty duke pritur që ai të largohej, por ai nuk donte të largohej”.
“Për më tepër, e pamë dhe ai tha: ‘Ngrijeni lart, unë do të rri këtu’, e kështu me radhë. Dhe pyesja veten se kush do t’i thoshte diçka… Isha i frikësuar për vdekje!”, përfundoi Cucurella historinë e tij, duke përcjellë ndjesinë e hutimit total në atë situatë sureale.