Wednesday, 29. July 2026
Futboll

Cucurella surprizon sërish, këtë herë vjen me një model flokësh krejtësisht të ndryshe (video)

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi mbajti premtimin e bërë para Kupës së Botës se do të bënte tatuazh fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente në rast se Spanja do të fitonte trofeun, Marc Cucurella ka përfunduar sërish në qendër të rrjeteve sociale pasi ka ndryshuar modelin e tij karakteristik të flokëve.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Cucurella shihet se i ka bërë bishtaleca flokët e tij të gjata, pas të cilëve fshihet një histori shumë prekëse.

Cucurella ka vendosur të mos i presë flokët e tij të gjata sepse është e vetmja mënyrë që djali i tij i vogël me spektrin e autizmit ta njohë të atin kur zbret në fushë.

¡Siguen los cambios en el campeón del mundo! Tras tatuarse a Luis de la Fuente, Marc Cucurella pasó por la peluquería y renovó su look. ¿Qué te parece?

📹 /hd_cutz_london pic.twitter.com/LC6voZfqUR

— SportsCenter (@SC_ESPN) July 29, 2026

Teilen: