• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çudia me Inzagin! Interi pëson gol, kur del Bastoni

03/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë është një film i parë. Në momentin që Simone Inzagi vendos që të largojë nga fusha e lojës Alesandro Bastonin, prisni që Interi të pësojë gol. Kur ndodh njëherë është rastësi, por kur ndodh 5 herë diçka ka. Duket qartazi që numri një i kampionëve të Interit nuk e godet në shenjë këtë zëvendësim.

Screenshot 2025-03-03 122020

Herë për ta ruajtur nga kartonët, herë për ta lënë pak pushim dhe herë për zëvendësim teknik. Problemi është që ky Inter nuk bën dot pa Alesandro Bastonin. Mbrojtësi italian është një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së zikaltërve dhe me eksperiencën e tij duket i pazëvendësueshëm.

Por Inzagi e bën shpesh këtë gjë dhe historia ka treguar se skuadra e tij ka pësuar, ndonjëherë gol të rëndë që ka kushtuar rezultatin dhe herë të tjera gol thjesht për statistikë.

SA PASOJA- Le ta nisim nga ndeshja e fundit kundër Napolit, ku Interi u barazua në fund me golin e Billing. Në minutën e 80-të mbrojtësi u largua dhe në të 87-tën Interi pësoi. E njëjta histori ndodhi edhe kundër Juventusit kur Konseisao shënoi golin që tronditi zikaltrit në Torino. Lista zgjatet edhe me ndeshjet e tjera ndaj Torinos, Udinezes dhe mbi të gjitha në derbin e Milanos kundër Milanit.

Janë 5 ndeshje, jo pak. Bastoni në Napoli u largua me fytyrën e zemëruar dhe la të kuptohej që nuk ishte i bindur me lëvizjen e trajnerit. Dhe Inzagi tha: Bastoni nuk e kërkoi zëvendësimin. Diçka që të krijon pikëpyetje. Por Interi është duke vuajtur nga sindroma e ndeshjeve të mëdha.

DUELET E MËDHA- Në sfidat ndaj Juventusit, Milanit dhe Napolit ka humbur 14 pikë dhe nuk ka ditur që të fitojë asnjë prej tyre. Me kuqezinjtë ka një barazim dhe 1 humbje, po ashtu si ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Me Napolin, i mbylli të dyja sfidat në barazim. Nëse llogarisim edhe Bolonjën me Fiorentinën bilanci është -19 pikë. Nuk ndodhte prej 10 sezonesh që zikaltrit ta mbyllnin pa fitore ndaj këtyre 3 ekipeve të mëdha me të cilat ka rivalizuar deri tani. Inzagi e ka thënë që duhet patjetër të korrigjohen në këtë aspekt dhe kërkoi një Inter perfekt kundër Napolit, diçka që nuk ndodhi.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prishtina – Llapi, dueli përmbyllës i xhiros së 22-të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.