Robert Levandovski ka gjetur një mënyrë të pazakontë për t’u motivuar para ndeshjes mes Borusia Dortmund dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve.
Sulmuesi polak i Barçës raportohet se ka vonuar hyrjen e tij në stadiumin ku dikur ishte idhull pasi vishte fanellën e klubit gjerman. Bëhet e ditur se ndërsa skuadra ka dalë nga autobusi dhe ka shkuar në dhomat e zhveshjeve, Levandovski ka qëndruar për 11 minuta në automjet pa asnjë pjesëtar të stafit të katalanasve.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, por sipas Klarens Sedorf, ka futbollistë të cilët nuk pëlqejnë qëndrimin për një kohë të gjatë në dhomat e zhveshjeve. “As mua nuk më pëlqente’, tregoi ai për ”Prime Video:..
PANORAMASPORT.AL