Kabina e VAR-it është kthyer në një nga objektet më të rëndësishme në stadiumet e klubeve të Kategorisë Superiore.
Kjo pasi fati i ndeshjeve shpesh vendoset nga ajo që shfaqet në monitorin e vendosur brenda kësaj kabine të vogël.
Por në Korçë ndoshta e kanë tepruar pak me “sigurinë” e kabinës së sistemit VAR.
Nuk kuptohet pse apo si ka përfunduar aty, por në ndeshjen e sotme mes Skënderbeut dhe Tiranës, mbi kabinën e VAR-it në stadiumin e qytetit të Korçës, është shfaqur një prezervativ, siç shihet në videon e mëposhtme.