• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çudit lojtari i Liverpulit: Slot na përshtatet më mirë sesa Klop, jam më i lumtur me të

27/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Jyrgen Klop dha lamtumirën e tij nga “Anfield” dhe doli nga dera me lot në sy, shumica e njerëzve të Liverpulit u larguan nga stadiumi me një album emocionesh të trishtuara në fund të një epoke të lavdishme të trajnerit gjerman. Por jo Kërtis Xhons.

jurgen klop

Mesfushori 23-vjeçar mendon se do të jetë më i lumtur me Arne Slotin në stol, ndërsa stili i lojës së holandezit i përshtatet më mirë cilësive të tij: “Jam më i lumtur seç kam qenë”, tha lojtari nga SHBA. “Arne është i mahnitshëm. Ndoshta jam më i lumtur seç kam qenë. Për sa i përket stilit të lojës, na përshtatet neve dhe djemve që kemi. Është një plan i qartë. Ai është plotësisht i përfshirë në stërvitje, na stërvit shumë, është i kujdesshëm për detajet më të imta. Mënyra ime e të luajturit ka qenë gjithmonë e një fëmijë që dëshiron të ketë topin dhe të luajë, të ndihmojë ekipin, të jetë komod me topin

. Më pas erdha në një ekip me djem të klasit botëror në krahë dhe në sulm. Më dukej sikur mesfushorët e qendrës ishin vrapues më të disiplinuar. Sigurisht, parimet janë të njëjta, por tani mesfushorët do të jenë zemra e ekipit. Për sa i përket formimit tonë dhe të qenit komod në top, ne duhet të jemi më të qetë dhe të luajmë më shumë si ekip. Ne nuk jemi në nxitim për të sulmuar. Ne duam të kemi topin dhe të thyejmë ekipet. Në të kaluarën mendoj se e kemi pasur më shumë me nxitim.

Do të thotë se loja ishte paksa shumë e drejtpërdrejtë. Arne dëshiron që ne të marrim topin dhe të vrasim plotësisht kundërshtarët. Ai ka një mënyrë të caktuar për të luajtur dhe ai e di se do të marrë pak kohë pasi është një ndryshim i madh, por ai dhe stafi i tij janë të qetë për këtë. Ata e dinë se ka cilësi atje dhe ne kemi ende djem që kthehen”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Spanja dhe Argjentina fitojnë bindshëm ndaj Republikës Dominikane dhe Irakut në Lojërat Olimpike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.