Samuel Çukvueze duket i rilindur këtë verë. Pas sezonit të kaluar me gjashtë gola dhe pak vazhdimësi, Paulo Fonseka i ka besuar. Për t’u parë nëse ishte prej mungesave apo prej cilësive të nigerianit i cili situatën e tij e ka analizuar në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
Si ndiheni me Fonsekën?
Trajneri më jep besim. Tani më duhet të tregoj se jam për Milanin. Mendoj se është momenti im. Fonseka më tha vetëm një gjë: ‘Samuel, nuk dua ta shoh Çukvuezen e vitit të kaluar. Dua atë nga Vijareali. I thash që nuk do të jetë problem dhe se ndihmë i rilindur.
Çfarë nuk funksionoi me Piolin?
Vjet mbërrita vonë, në fund të korrikut, ishte pak e vështirë ta bindja, edhe sepse ai që luante në pozicionin tim shënonte. Të gjithë jemi njerëz, edhe unë doja të luaja, por trajnerët janë të kujdesshëm, është normale. Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Piolin, ai është një njeri fantastik dhe një trajner i mirë, por futbolli kështu e ka.
Menduat ndonjëherë të largoheshit?
Kurrë edhe pse më ofruan paga me shtatë zero. Mendja ime ishte vetëm te Milani. Menaxheri im më tha: ‘Hej, shiko se janë këto para…’. Por unë i thashë: ‘Nuk dua të shkoj askund tjetër’. Pastaj hoqi dorë. Nëse ato para duhet të vijnë, do të vijnë. Gjëja më e rëndësishme tani është të besoj tek vetja, fundja jam ende i ri, dua t’ia dal, duhet të qëndroj në Evropë.
Këtë sezon, me ardhjen e Fonsekës, Milani mund të luajë me një super treshe pas Moratas, pikërisht Çukvueze, Pulisiç dhe Leao…
Ah, për mua është perfekte. Rafa është i shpejtë, Pulisiç driblon dhe shënon, unë mund të bëj kombinim me një takim. Nëse dyfishojnë markimin ndaj Rafët, do të kenë probleme për ta na ndjekur ne të tjerëve.
Cili është idhulli juaj?
Nuk kam një të tillë në kuptimin e plotë të fjalës, megjithatë Kaka është i preferuari im i të gjitha kohërave. Nuk e kam takuar kurrë. Nëse një ditë ai vjen në “San Siro”, do lë gjithçka vetëm për ta njohur.
Po Ibrahimoviçi si është?
Shumë i ashpër, Zot i madh. Por një djalë i mirë: ai është i ashpër në biznes dhe gjithmonë i drejtpërdrejtë. Më thotë: ‘Çuk, prisja të shënoje…’. Dhe më pas, kur shënoj: “Ah, më në fund, por duhej të shënoje dy. Herën tjetër mos bëj shaka para porte’
Si ju duket Morata?
I fortë, sulmon hapësirat, bën asist, punon shumë dhe e njeh Serinë A më shumë se mua. Për ne të huajt, është perfekt.
Po Kamarda?
Për mua është i veçantë. Është i ri, i fortë, por duhet të vazhdojë të punojë, të harrojë zhurmën dhe të rrymën e famës. Ai është shumë inteligjent, nëse vazhdon të punojë do të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë, më besoni.
Kush është më i shpejtë mes jush dhe Leao?
Pa top, ai. Me top, unë pa. Leao është një nga 3 më të mirët në Serie A dhe mes dy të tjerëve është shoku im Osimhen, që shpresoj të qëndrojë në Itali. Ku do të doja t’i mbyllja sytë, t’i hapja përsëri dhe t’i them gjithmonë: ‘A je i sigurt që nuk dëshiron të vish te Milani?’, por e di se është e vështirë.
Cili është objektiv personal?
Dua të mposht rekordin tim në ligë prej gjashtë golave.
PANORAMASPORT.AL