Sunday, 14. June 2026
Sport

Curaçao ëndërron, por… i dorëzohet tërbimit të Gjermanisë

GS 14/06/2026 1 Min. Lesezeit

Gjermania e nisi Kupën e Botës 2026 me një fitore të thellë 7-1 ndaj Curaçao-s.

Në Houston, Nmecha zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të duke kaluar gjermanët në avantazh, ndërsa më pas erdhi momenti historik për  Curaçaon. Comenencia, mundi Neuerin me një gjuajtje të devijuar dhe shënoi golin e parë të ekipit të tij kombëtar në turne në minutën e 21-të.

Megjithatë, gjermanët më pas shpërthyen me Schlotterbeck, Havertz (dy gola), Musiala, Broën dhe Undav, duke marrë shpejt kryesimin në Grupin E.

Teilen: