• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Da Zerbi mund të rikthehet në Itali

20/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani do të hapë bisedimet me Roberto De Zerbin në ditët në vijim pas vendimit të tij për t’u larguar nga Brightoni, duke ndryshuar planet në kryeqytetin e Lombardisë.

Trajneri 44-vjeçar italian i befasoi tifozët e “Pulëbardhave” javën e kaluar kur konfirmoi publikisht largimin e tij nga klubi në fund të këtij sezoni të Premier Ligës, pasi nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me pronarin Tony Bloom përpara afatit kalimtar të verës.

Milani ka qenë prej kohësh në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Stefano Piolin dhe kishte marrë në konsideratë për një kohë të shkurtër De Zerbin, por u ndalua nga klauzola e tij e lirimit prej 13 milionë euro. Largimi i tij nga Brightoni me marrëveshje të ndërsjellë i ndryshon gjërat, megjithatë, duke i shtyrë kuqezinjtë të ndryshojnë planet e tyre.

“Gazzetta dello Sport” detajon se si Milani e ka mirëpritur lajmin për largimin e De Zerbit nga Brightoni dhe do të kontaktojë me trajnerin në ditët në vijim për të filluar diskutimin e një lëvizjeje të mundshme në verë.

Për momentin, Paulo Fonseca është ende në krye të listës së dëshirave të kuqezinjve, por kjo mund të ndryshojë shpejt, në varësi të mënyrës sesi do të shkojnë bisedimet me trajnerin italian.

Next Post

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së, e gjuajnë me ngjyrë të kuqe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.