Wednesday, 25. March 2026
Sport

Daja flet pas fitores ndaj Lirisë, vlerëson atmosferën në tribuna

GS 14/08/2023 2 Min. Lesezeit

Ballkani ka triumfuar në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat 0 me 1 ndaj Lirisë në Prizren, shkruan GazetaBlic Sport.

Nazmi Gripshi shënoi golin e vetëm në stadiumin ‘Përparim Thaqi’, duke i dhënë pikët e plota skuadrës së tij.

Duhet cekur që ishte një atmosferë e jashtëzkonshme në stadium, me tifozët nga Prizreni që e mbushen stadiumin.

Trajneri Ilir Daja ishte i lumtur me fitoren e arritur, kurse tha se rotacioni i fitoi ndeshjen.

“Futbolli luhet për tifozët dhe kur stadiumi mbushet, është mirë për të gjithë. E përshëndes Prizrenin për mbështetjen e skuadrës së tyre. I uroj vazhdimësi dhe suksese në Superligën e Kosovës”.

“Të ndërrosh pesë lojtarë është një rotacion gati 50%. Menduam ta bënim rotacionin për shkak edhe të ndeshjes në Gjibraltar ndaj Lincolnit dhe kjo pati ndikimin në pjesën e parë”.

“Me futjen e Zybës, Korenicës, Kuçit e të tjerëve që janë pjesë e formacionit bazë, morëm situatën në dorë dhe krijuam disa raste shënimi. Kryesorja ishte që nuk e lamë kundërshtarin të na godiste si në pjesën e parë”, ka thënë Daja për “ArtMotion”


Teilen: