• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daja i lumtur me fitoren e pestë radhazi, Kida thotë se e respektuan më shumë seç duhej Ballkanin

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani ka shënuar fitore kundër Malishevës, në takimin hapës të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi të Kosovës triumfuan 0:2 në udhëtim te Malisheva, në stadiumin “Liman Gegaj”.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida i cili vlerësoi Ballkanin.

“Kishim një ekip të fortë që në të gjitha elementet e lojës është i rrezikshëm. Në ndërprerje, sulm pozicional, kundërsulme. Ne u përgatitëm për t’i rezistuar, por morëm dy gola të lehtë. Pjesa e dytë ishte e vështirë sepse kemi mundur të pranonim edhe më shumë gola. Në këtë ndeshje nuk kemi mundur të bënim më tepër. Ballkanin e kemi respektuar më shumë se që duhet. Ekipi duhet të jetë më agresiv për ta mposhtur një Ballkan të tillë. U desh të ishim më të vëmendshëm në momentet kur i pranuam golat. Kemi kualitet mjaftueshëm për të mos pranuar gola të tillë”, ka theksuar Qëndrim Kida për Art Sport.

Ndërkohë, Ilir Daja është shprehur i lumtur me fitoren e pestë radhazi të skuadrës së tij.

“Mungesa e Dellovës, Zybës dhe Kuçit që kishin ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Malit të Zi, u vërejt. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, më të qetë, pas shënimit të golave në pjesën e parë. Malisheva ka ekip simpatik me lojtarë të rinjë e perspektivë. Pas rikonstruktimit të këtij stadiumi, është këndshëm të luash futboll në këtë fushë. Mua më vjen mirë sepse vazhdojmë me fitore edhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi. Ne kemi lojtarë me goxha cilësi individuale. Në momentin që dalin në raste të pastra duhet të jenë më cinik, më të saktë para portës. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që na vijnë”, ka deklaruar Daja pas ndeshjes për Art Sport.

Ballkani me këtë fitore vazhdon kryesimin me 35 pikë, tani 10 më shumë se Drita e Llapi.

Malisheva përkundër humbjes, mbetet në vendin e katërt me 20 pikë gjithsej./Lajmi.net/

Next Post

Barça-Real, kokë më kokë edhe ekonomikisht. Dy klubet gjeneruan 1.6 miliardë euro në sezonin 2022-23

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.