• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daja optimist për ekipin e tij: Plotësojmë kriteret për të qenë konkurrues!

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për Ilir Dajën derbi i radhës me Partizanin mund të vendoset nga episodet pasi dueli ka mjaft rëndësi për të dy skuadrat, por ndërkohë mendon se ka në dispozicion një ekip konkurrues.

“Çdo fitore vlen tri pikë, por kur shoqërohet me një lojë të mirë dhe gola krijon një atmosferë tjetër.

Ne si Dinamo duhet të tregojmë mentalitet fituesi. Duhet të performojmë në të njëjtën formë dhe të marrim rezultate si deri tani”, tha Daja për ndeshjen.

“Futbolli është një shfaqje e përjavshme. Aktorët kryesorë janë futbollistët, ata në disa ndeshje nuk janë dorëzuar. Merita është e tyre, pastaj për ne si staf, sepse jemi suport për të gjithë lojtarët, që të shfaqin jo vetëm vlerat e tyre individuale, por t’i shkrijnë ato me grupin”, analizon tekniku i njohur.

“Është një ndeshje e veçantë, që duhet fituar. Shumica e derbive nuk është se kanë prodhuar spektakël, janë fituar me episode. Partizani ka një ekip që sulmon në pjesën më të madhe, ashtu si ne, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje.

Kundërshtari ka lojtarë të shpejtë dhe me rendiment të mirë. Ne vazhdojmë të instalojmë lojën që kemi bërë kohët e fundit. Kush do të gabojë më pak, do të shkojë te fitorja”, pranoi Daja.

Next Post

Barcelona dhe Nike shumë pranë akordit, spanjollët do të përfitojnë 127 mln euro në vit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.