Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas humbjes ndaj Ludugorest dhe eliminimit nga Champions League.
Ballkani ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets me rezultatin 4-0, në kuadër të fazës të parë kualifikuese të Champions.
Fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri” u zhvlerësua, duke bërë që Ballkani të eliminohej nga gara numër një në Europë me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Trajneri Daja ka thënë se skuadra e tij i ka rritur pritshmëritë pas fitores në ndeshjen e parë, ndërsa ka shtuar se dy gola ia kanë falur kundërshtarit.
“Sigurisht pa filluar ndeshja e parë dihej që Ludogorets ishte favorit. E dyta ishte që ne rritëm pritshmëritë pas asaj fitore në Prishtinë, kundër një skuadre që ka buxhet goxha të madh dhe ka tre grupe lojtarësh: Ekipin e parë, të dytë dhe një të tretë. Pra përveç 11-shes se parë, ka edhe stolin goxha të mirë.
Ne e filluam shumë keq ndeshjen pasi që pranuam gol që në minutat e para, sigurisht duhet të pranojmë që kjo edhe për meritë të kundërshtarit pasi bën presionin e tyre. Mendoj që pjesën e parë taktikisht e zgjidhëm gabim.
Nuk duhet mohuar faktin që Armend Thaqi dhe Nazmi Gripshi të dy luajtën me temperaturë. Armendi është i vetëm në pozicionin e tij, pra nuk kemi zëvendësim dhe e patë që u desh të përdorim lojtarë të ndryshëm. I falënderoj të dy për sakrificën e bërë.
I kemi shënuar dy gola vetë me dy gabime individuale të mbrojtëseve tanë, por ekipi duhet ta mbajë kokën lartë, pasi pësuam nga një Ludugorets që është në të gjitha drejtimet mbi neve”, ka thënë Daja duke shtuar në fund se skuadra dhe ai kanë bërë më të mirën e mundshme me kushtet që kanë./ h.ll/abcnews.al