Monday, 13. April 2026
Sport

Daja pas fitores ndaj Dukagjinit: Gara është në dorën tonë

GS 05/05/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se Ballkanit kundër Dukagjinit i ndihmuan dy golat e shënuar në 25 minutat e para të ndeshjes.

“Do të thosha se ishte fillim i mirë, sepse në 25 minutat e para kishim dy gola avantazh.

Në pjesën e dytë pastaj edhe Dukagjini kishte situatat e veta. Pozitiv është fakti se jemi në vendin e parë. Vetëm një javë e humbëm këtë vend. Lojtarët që janë aktivizuar sot do na shërbejnë për katër ndeshjet e fundit.

Duke e pasur kontingjentin e plotë të lojtarëve, gara është në dorën tonë. Të gjithë lojtarët që u aktivizuan sot, përveç

Karricës që ka më pak minutazhë, gjithë të tjerët kanë qenë edhe titullar. Ne kërkonim që sot të ishim me përqendrim maksimal sepse po e humbëm përqendrimin, nuk ka kohë për rikuperim. Nuk kemi asnjë të lënduar dhe asnjë me karton”, ka thënë trajneri Daja.

Teilen: