Ilir Daja ka komentuar mbrojtjen e titullit të Ballkanit.
Ballkani sot është shpallur kampion i Kosovës, duke mbrojtur kështu titullin.
Suharekasit fituan ndaj Ferizaj 2:0, dhe falë humbjes së Dritës nga Malisheva 1:0 siguruan titullin një javë para përfundimit të stinorit.
E suksesin e tyre edhe këtë edicion e komentoi edhe Ilir Daja.
Sipas tij është e vështirë mbrojtja e titullit, dhe ekipi i tij e ka merituar këtë sukses.
“Është e vështirë ta mbrosh titullin, këta djem e meritojnë këtë sukses, kemi pasur një presion të madh”.
“Lojtarët kanë cilësi dhe bashkëpunim të madh mes vete. Titulli i shkon të gjithë qytetit, kryesisë dhe në veçanti tifozëve “Xhebrailat”, ka thënë Ilir Daja./Lajmi.net/