• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daja: Skuadra mori fitore të madhe ndaj Larnes

25/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, fitorja ndaj Larnes ishte shumë e mirë dhe u shpreh i lumtur me ekipin e tij.

Ai u shpreh se Larne është një skuadër që luan shumë në mbrojtje dhe sipas tij t’i realizoje 3 gola e gëzon shumë.

“Fitorja: 

Është një ekip që ka karakteristika të veçanta dhe ne nuk duhet t’i linim të luani lojën e tyre.

Kemi poseduar shumë mirë topin dhe patën një ritëm shumë të mirë deri në minutat 70 dhe 80.

Kishim vetëm 4 ditë kohë për t’u përgatitur.

Kemi marrë lojtarë të rinj, por këto nuk janë ndeshje për të prezantuar lojtarë të rinj.

Një ndeshje shumë të mirë pati Kryeziu.

Patëm mungesa, pasi Kuçi doli në nxemje, por nuk ishte në gjendje të luante.

Kemi bërë paraqitje të mirë, por futbolli në këto raste nuk është 90 minuta, por 180 minuta.

Më shumë se 3-0: Gjithmonë ka më mirë,por edhe 3-0 është një rezultat i mirë, pasi kundërshtarët janë një ekip që pësojnë pak, pasi janë të disiplinuar në mbrojtje.

Që dmth t’i shënosh një ekipi që vetëm mbrohet sigurisht që na kënaq fakti që bëmë tre gola, por normale nëse do shënonim më shumë do të ishim gëzuar më shumë. Po të ishim treguar më cinik do të kishim mundur të shënonim, pasi rastet i patëm”, tha Daja.

Next Post

Al-Hilali synon Lewandowskin vitin tjetër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.