• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daja: Vuajtëm, por të shijojmë këtë kualifikim historik të Dinamos

01/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për mediat pas kualifikimit historik të skuadrës blu në turin e tretë të Conference League. Ndonëse barazoi 1-1 në “Elbasan Arena” në ndeshjen e kthimit, Dinamo u kualifikua falë suksesit 2-1 në ndeshjen e parë në transfertë.

“Ndonjëherë kualifikimi me vuajtje të shijon më shumë. Një ndeshje që do të mbahet mend për kualifikimin historik për Dinamon, sepse për herë të parë kalon në turin e tretë në kompeticionet europiane.

Kemi bërë mirë në pjesën e parë, ku mund ta çonim rezultatin që të na jepte një farë qetësie, sidomos me rastin e Mandelës që ishte përballë me portierin. Pastaj e mori iniciativën kundërshtari, me qarkullimin e topit në zona të parrezikshme, sepse gjuajtjet në portë ishin të pakta.

Më shumë sesa goli i barazimit, ishin dy kartonë të verdhë të Karambës, një lojtar me vlera, por është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka eksperiencë në të tilla kompeticione, sepse nuk kishte pse të bënte dy ndërhyrje të tilla në mesin e fushës.

Vuajtëm, sepse me një lojtar më pak edhe kundërshtari nuk kishte se çfarë të humbte dhe sulmoi me shumë forca. Ne duhet të dilnim nga krahët, sepse aty numri i lojtarëve ishte i barabartë. Ishte një sakrificë e lojtarëve të mi në situatë të vështirë. E kemi treguar edhe në kampionat, edhe në ndeshjen e kupës po në 20 minutat e fundit kemi pasur të njëjtën situatë.

Ndonjëherë sakrifica e djemve shpërblehet dhe ky kualifikim u shkon tifozëve, lojtarëve dhe presidentit Bardhi që ka disa vite që ka investuar dhe sot Dinamo e tij gjendet në turin e tretë të Conference League”, ka thënë mes të tjerash Ilir Daja.

Next Post

Ballkani përballet me ekipin më të suksesshëm irlandez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.