Saturday, 7. March 2026
Sport

Dajaku bëhet me skuadër të re, sulmuesi shqiptar transferohet te…  

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, ka ndryshuar sërish skuadër, teksa i është bashkuar klubit të madh kroat Hajduk Split. 

Dajaku22

Sulmuesi ka firmosur me Hajdukun kontratë deri në verën e vitit 2027, teksa do të mbajë në fanellë numrin 22. Dajaku së fundi ishte huazuar te klubi i Superligës së Zvicrës, St. Gallen nga Sunderlandi i  Anglisë.

dajakuu kroaci

22-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të madh gjerman Bajern Mynih, e po ashtu edhe e Union Berlinit e Shtutgartit, por pa mundur të lerë shumë gjurmë, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re në Kroaci.

Vlen të theksohet fakti se Dajaku ka qenë pjesë e kombëtares së moshave të Gjermanisë, ku numëron 6 ndeshje dhe 3 gola me Gjermaninë U-19 dhe 14 ndeshje dhe 3 gola me grupmoshat U-17.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: