• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daku e festoi golin e parë me Shqipërinë duke e treguar tatuazhin kushtuar Agim Ramadanit, futbollisti e fton gruan e tij në stadium

18/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku festoi golin me Shqipërinë kundër Polonisë, duke hequr fanellën në fitoren e Shqipërisë me rezultat 2:0.

Por, në trupin e tij gjendej tatuazhi kushtuar Agim Ramadanit, ndërsa mediat serbe kanë kërkuar nga UEFA që t’i japin një dënim të rëndë Dakut.

  

Vetë sulmuesi i Shqipërisë ishte i ftuar në “Shqipëria LIVE”, teksa foli edhe për këtë çështje.

“Në fillim nuk e kisha mendjen te tatuazhi. Hoqa fanellën për të festuar golin. Më pas nisa të mendoja për tatuazhin dhe e bëra me shenjë nga ai. Dënim nga UEFA? Nuk më intereson fare, le të më dënojnë, pa problem, unë i marrë përsipër të gjitha. Vetëm Shqipërinë të mos e prekin nga dënimet”, tha Daku.

Gruaja e Agim Ramadanit, Shukrie Ramadani, ishte e ftuar në emisionin Shqipëria Live.

Gjithashtu në një lidhje paralele ishte edhe Mirlind Daku, që teksa i shënoi Polonisë, tregoi menjëherë tatuazhin kushtuar Agim Ramadanit, i njohur si Komandant Katana. Sigurisht që Shukrie Ramadani nuk mund ta fshinte krenarinë e madhe, teksa tregoi edhe një detaj shumë interesant nga Mirlindi.

“Kam pyetur mësuesen e fillores të Mirlind Dakut. Kur ishte i vogël, ai shkonte në shkollë vetëm me tuta sportive të ngjyrave kuqezi, është si Agimi”. Kështu u shpreh gruaja e Agim Ramadanit, Komandant Katanës, Shukrija, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, shkruan Sport Ekspres.

Mirlindi është kujdesur dhe ka ftuar në “Air Albania” gruan e Agim Ramadanit, që do ta ndjek nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.

  

  


Next Post

Gjyqtarët kosovarë delegohen nga UEFA për ndeshjen në Ligën e Konferencë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.