• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daku: Ishujt Faroe erdhën të mos humbasin në Tiranë, duhej t’i shfrytëzoja rastet  

20/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Ishujt Faroe, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, barazim që i mjaftoi të mbyllte kampanjën kualifikuese në pozitën e parë në Grupin E.

Kuqezinjtë barazuan pa gola 0:0 me Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Mirlind Daku tha se ai është dashur t’i shfrytëzonte rastet e veta, duke shtuar se Ishujt Faroe udhëtuan në Tiranë të mos pësojnë.

“Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë”.

“Goli mungoi, pse? Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo goditje këndi, pasi bënë bllok. I patëm rastet tona, por as unë nuk i shfrytëzova mirë, pasi një gol do kishte mjaftuar për ta zhbllokuar këtë takim”.

“Pjesa e parë e mirë, e dyta më e qetë, a u ndjetë i lodhur? Jo nuk isha i lodhur, pasi i kam minutat nga ekipi im. Megjithatë nuk ishte ndeshje e lehtë, pasi pati goxha duele ajrore dhe shpenzon shumë energji dhe është normale që të ndjehesh edhe i lodhur”.

Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të premten e kaluar, kur barazoi 1:1 me Moldavinë.

“Shqiponjat” me këtë barazim siguruan pozitën e parë në Grupin E me 15 pikë. Po aq pikë ka grumbulluar edhe Çekiaq ë siguroi tek sonte kualifikimin.

Polonia është e treta me 11 pikë, duke dështuar të kualifikohet në Evropianin 2024. Moldavia mbylli ciklin në vendin e katërt, ndërkohë Ishujt Faroe janë të fundit me dy pikë gjithsej./Lajmi.net/

Next Post

“Largoje fanellën, ti ke problem me Shqipërinë” – Debat i ashpër mes Currit dhe Halilit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.