Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku ka shënuar gol në Superligën e Rusisë.
Daku e ka shënuar golin e epërsisë 1:0 për Rubin Kazanin.
25-vjeçarit i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lojë për të tundur rrjetën e kundërshtarëve, duke shënuar kështu një gol spektakolar.
Për sulmuesin është goli i katërt në 16 ndeshje, ndërsa ka edhe një asistim. /Lajmi.net/