Monday, 4. May 2026
Sport

Daku njofton për vdekjen e gjyshit, ka një mesazh domethënës

GS 30/08/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti kosovar, Mirlind Daku ka njoftuar se i ka vdekur gjyshi.

Ai përmes një postimi në Facebook ku ka njoftuar për vdekjen e tij ka dhënë një mesazh të fortë.

Daku ka shkruar se gjyshi i tij e deshi shumë ditën e premte (të xhuman) dhe vdiq në këtë ditë.

“Aq shumë që e deshe këtë ditë Xhumaje, Allahu ta mundësoj që të ikësh në atë botë po në këtë ditë. InshAllah na e ke bo hallall, e Allahu të shpërbleftë me xhehnet. Do na mungosh baba Haxhi”, ka shkruar ai.

Daku aktualisht luan për skuadrën e Rubin Kazanit.

Teilen: