Tuesday, 17. March 2026
Sport

Daku se harron ‘dashurinë e vjetër’, motivon Ballkanin në prag të ndeshjes me Ludogorets

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani sot mund të shkruajë sërish historinë, në rast të fitores ndaj Ludogerets.

Kampioni i Kosovës arriti javën e kaluar një fitore të madhe, duke mposhtur 2:0 bullgarët.

Kjo ndeshje i takon rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Në rast edhe të fitores sot në ndeshjen e kthimit Ballkani do shkruante histori.

E përpara këtij takimi historik suharekasit kanë marrë një mesazh motivues.

Bëhet fjalë për yllin kosovar Mirlind Daku.

Ish-lojtari i Ballkanit u ka uruar atyre suksese për ndeshjen e sotme.

“Shumë suksese ekipa, ju dhashtë Allahu fuqi e shumë shëndet qysh nga ndeshja sonte”, ishte komenti i Dakut në faqen e ekipit.

Ndeshja Ludogorets – Ballkani zhvillohet sonte në Bullgari, nga ora 20:00./Lajmi.net/

  


Teilen: