Sulmuesi nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka shënuar gol në Rusi me skuadrën Rubin Kazan.
Ai realizoi në fitoren 2:0 ndaj Socit.
Në minutën e 66-të, sulmuesi shqiptar ishte ai i cili tundi rrjetën me një gjuajtje të fortë, duke çuar shifrat në 2-0 për skuadrën e tij.
Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat i Dakut, i cili ka dhënë edhe një asist për skuadrën e Rubin Kazan në këtë edicion.
Daku në Rusi u transferua në ketë verë nga skuadra sllovene Mura.
Ai është ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho për ndeshjet që Kombëtarja e Shqipërisë i zhvillon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. /Lajmi.net/