• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daku takohet me Berbatovin, idhullin e tij

19/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi  i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka pranuar se idhull i tij është legjenda bullgare, Dimitar Berbatov.

Daku 27-vjeçar, që luan për Rubin Kazanin e Rusisë, u takua me Berbatovin gjatë kampit dimëror në Turqi.

Futbollisti kosovar pranoi se ish-sulmuesi i Bullgarisë, nuk e ka njohur por shtoi se Berbatov që gjatë karrierës ka luajtur për Bayer Leverkusenin, Tottenhamin, Manchester Unitedin, Fulhamin e Monacon, ta njoh në të ardhmen.

“Po, ndoshta ai nuk më njeh. Berbatov ndoshta shikon shumë futboll dhe studion shumë lojtarë. Duhet të jetë e vështirë për të që t’i kujtojë të gjithë. Shpresoj se pas këtij takimi ai tashmë do të më njoh. Ishte shumë bukur të bisedoja me të, veçanërisht pasi jam një tifoz i Manchester Unitedit. Ndeshjet e tyre i kam ndjekur qysh në fëmijëri dhe i kam ndjekur paraqitjet e Berbatovit. Prandaj ishte një kënaqësi e vërtetë ta takoja personalisht”, ka thënë Daku për “Match Premier”.

Daku me Rubin Kazanin janë duke zhvilluar fazën përgatitore në Turqi.

Në 17 ndeshjet e sezonit aktual në elitën e futbollit të Rusisë, Daku ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Next Post

Agim Ademi pritet nga Armand Duka, pranon edhe një fanellë nga kreu i FSHF-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.