Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliç, është optimist para sfidës me Italinë në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B të Euro 2024.
Kroacia është në pozitë të vështirë dhe lehtë mund të eliminohet nëse nuk e fiton Italinë.
“Një tjetër ndeshje në një seri ndeshjesh historike, jemi gati.
Të gjithë janë të shëndetshëm, përveç Domagoj Vidës. Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi, që duam vetëm të fitojmë dhe këtë duhet ta arrijmë.
Nuk do të donim të ktheheshim kaq shpejt në shtëpi, por në dy ndeshjet e para nuk arritëm rezultatin e kërkuar.
Duhet ta bëjmë tani. Gjithmonë kemi pasur të drejtë në këto lloj ndeshjesh, ato vendimtare, prandaj le të luftojmë”, tha Daliç.