Friday, 15. May 2026
Sport

Dalin formacionet zyrtare Galatasaray-United, “Djajtë e Kuq” kërkojnë ta kapin trenin e fundit për kualifikim në “ferrin” e Stambollit

GS 29/11/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United do të përballet sonte me Galatasarayn në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tri humbje nga katër ndeshje e kanë lënë Erik ten Hag në fund të Grupit A, megjithëse ata janë ende vetëm një pikë larg vendit të dytë.

Galatasaray fitoi në “Old Trafford” në fillim të këtij sezoni dhe tani United duhet të fitoj në Stamboll, shkruan lajmi.net.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Galatasaray: Muslera; Boey, Abdulkerim, Kaan, Angelino; Torreira, Ndombele; Ziyech, Mertens, Zaha; Icardi.

Manchester United: Onana; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; Amrabat, McTominay; Antony, Fernandes, Garnacho; Hojlund.

Ndeshja fillon në ora 18:45. /Lajmi.net/

Teilen: