Saturday, 28. March 2026
Sport

Dalin në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar të shtunën se kanë dalë në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi.

Sipas njoftimit, procesi i shitjes bëhet nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka kontrollin e plotë mbi organizimin dhe shpërndarjen e biletave.

Federata turke ka theksuar se nuk mban asnjë përgjegjësi për situatat e krijuara në lidhje me shitjen e biletave.

Finalja e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës zhvillohet të martën, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Teilen: