Friday, 13. March 2026
Sport

Dalin në shitje online biletat për ndeshjen Ballkani – Ludogorets, këto janë çmimet

GS 07/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kanë dalë në shitje online biletat për ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Ludogorets, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

  

Ballkani dhe ekipi bullgar do të përballen më 11 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Kampionët e Kosovës kanë konfirmuar se shitja e biletave do të bëhen online.

Çmimet e biletave nisin nga 3 euro në sektorët Veri dhe Jug, 5 euro në Lindje, 10 euro në Perëndim dhe 25 euro në sektorin VIP.

Tifozët e klubit suharekas “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.

Kjo është ndeshja e parë në mes Ballkanit dhe Ludogorets, ndërkohë që ajo e kthimit luhet një javë më vonë në Bullgari.

Për t’u pajisur me biletë klikoni KËTU./Lajmi.net/

  


Teilen: